Google search engine
Home Aktualitet  U bllokuan në kufi, kamionët me mallra kalojnë nga Kakavija

 U bllokuan në kufi, kamionët me mallra kalojnë nga Kakavija

0
216

Me mbylljen sot të pikës Kufitare të Kapshticës, kamionët e bllokuar në radhë në këtë dalje të kufirit me Greqinë, do të ikin nga Kakavija. Lajmi bëhet i ditur nga drejtoria e Doganave.

Pala greke njoftoi dje se duke nisur nga sot do të bllokohej kalimi në këtë pikë kufitare për shkak të rasteve në rritje me COVID, deri më datë 4 dhjetor të këtij viti.

“Numri i lartë i rasteve me covid 19, në shtetin fqinj Greqi ka çuar ne mbylljen nga ana e palës greke te Doganës së Kristalopigi. Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve te Policise Greke ne PKK Kristalopigi, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datën 04.12.2020 ora 23:59, Pika e Kalimit Kristalopigi do të jetë totalisht e mbyllur për këmbësorët, automjete, autobusët dhe kamionët, si ne hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë. Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin”, bëjnë me dije Doganat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here