“Shpresë mbeten magjistratët e rinj”/ Simoni: Gjyqtarët refuzojnë thirrjen për në Gjykatën e Posaçme

0
278

Kryetari i Gjykatës së Posaçme, Sandër Simoni, u bën thirrje gjyqtarëve të bëhen pjesë e saj. Edhe pak kohë më parë Këshillit i Lartë Gjyqësor ka publikuar të njëjtën thirrje, por deri më tani nuk është dhënë asnjë përgjigje pozitive nga gjyqtarët në vend. Ditën e djeshme Simoni ka folur rreth kësaj çështje, ku ka shpjeguar dy arsyet që i pengojnë magjistratët t’i bashkohen thirrjes së KLGJ. Në një intervistë, gjyqtarët i tremben skanimit nga vetingu dhe monitorimit të vazhdueshëm të punës së tyre. “Thirrjes së KLGJ-së nuk i është përgjigjur asnjë gjyqtar. Presim që të rishpallen sërish këto vende dhe shpresojmë që të vijnë gjyqtarë. E para, ka disa kufizime të privatësisë së gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre. Për të kaluar si gjyqtar i Gjykatës së Posaçme kërkohen si kusht edhe kalimi i vetingut. Mendoj se këto dy arsye kanë penguar konkurrimin e gjyqtarëve”, tha ai. Sipas tij, shpresa e madhe për aplikime mbeten magjistratët e rinj, ndaj ai publikisht u bëri thirrje atyre të hedhin hapin t’u bërë pjesë e Gjykatës së Posaçme. Sipas Simonit, nxitje të lartë pritet të ketë bashkëpunimi mes KLGJ dhe Euralius. “Kam besim tek gjyqtarët e rinj, ata që kanë mbaruar shkollën e Magjistraturës. Kemi ftuar gjyqtarët e rinj, i kemi nxituar ata bashkë me KLGJ dhe Euralius për t’i nxitur gjyqtarët e rinj duke i inkurajuar. Shpresojmë që ky ndërmjetësim të sjellë paraqitjen e kandidaturave”, vijoi Simoni. Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, si pjesë e reformës në drejtësi së bashku me Prokurorinë e Posaçme, janë krijuar për të goditur krimin e organizuar, si dhe korrupsionin tek zyrtarët dhe ish-zyrtarët. Kjo gjykatë ka në kompetencë që të gjykojë edhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm. Sakaq kujtojmë këtu që, ka kaluar një vit nga themelimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe ky institucion akoma nuk ka organikën e plotë për të gjykuar dosjet e referuara nga SPAK. Në përbërje të saj janë 9 anëtarë nga 15 të tillë, 2 prej të cilëve pritet të largohen për t’iu bashkuar Gjykatës së Lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here