Një qytetar është filmuar sot teksa ka humbur ndjenjat pranë QSUT në Tiranë. Pamjet tregojnë se burri qëndron para një stoli dhe disa persona të rastit aty i ofrojnë ndihmë.
Ai duket se është i pavetëdijshmëm.
“Thirrni një mjek, merrni urgjencën” dëgjohen disa zëra.
“A je mirë zotër? A do të të ndihmojë ne? Do ujë?
Aty u ndodhën edhe disa infermierë, të cilët thanë se duhet të telefonohet ambulanca që të vinte ta merrte.
Personi ndodhej vetëm pak metra larg urgjencës kombëtare.







































