Mbrëmjen e djeshme iu vendos eksploziv një pallati në ndërtim në Lezhë, rreth orës 20:45 në rrugën e Shëngjinit. Mësohet se pallati ndodhet në zonën e “Ranës së Hedhun” dhe është në pronësi të Liman Gjokës, biznesmenit nga Tirana.
Policia njofton se ka shkuar menjëherë në vendngjarje për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Pista e parë ku po hetohet është ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit të objektit, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë objektit në ndërtim që ishte shënjestër për të shkuar në gjurmët e autorëve.








































