Pas bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës, ambasada shqiptare në Greqi informon se si bëhet kalimi nga pika kufitare e Kakavijës.
MESAZHI I PLOTË
Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke në PKK Kapshticë, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datë 04.12.2020 ora 23:59, Pika e Kalimit Kapshtice do të jetë TOTALISHT e MBYLLUR për këmbësorët, automjetet, autobusët dhe kamionët si në hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë!
- Ndalohet kalimi në PK Kapshticë. Kushdo që do hyjë nga kjo pikë në territorin grek deri në (20.11) në orën 6:00 duhet të vetëkarantinohet 1 javë.
- Lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionëve në Kakavijë. Vetekarantinim i detyrueshëm 1 javë pavarësisht shtetësisë. Penalitete: 5000€ në rast shkelje.
- Orari i lëvizjes në Kakavijë 7:00- 23:00. Limiti 750 persona.
- Kush hyn në Greqi për nevoja absolute pune dhe del nga territori i saj, nuk ka mundësi më të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit.
- Afati i vendimit 20.11- 4.12.2020







































