Vaksina e Oksfordit për koronavirusin tregon se jep një përgjigje imune premtuese tek njerëzit mbi 60 vjeç. Kështu rriten shpresat se do të jetë në gjendje të ndihmojë në mbrojtjen e grupmoshave më të prekshme.
Studiuesit i përshkruajnë si “inkurajuese” gjetjet e fazës së dytë. Studiuesit vijojnë me rezultate premtuese për fazën e tretë ndërkohë që në këtë fazë janë Pfizer-BioNTech, Moderna dhe Sputnik të cilat rrisin shpresat për një vaksinë të suksesshme.
Vetëm Mbreëtria e Bashkuar ka porositur 100 milionë doza të vaksinës së Oxford, 40 milionë të Pfizer-BioNTech dhe 5 milionë të vaksinës Moderna. Ajo e Oksfordit do të prodhohet nga AstraZeneca.





































