Përveç vetive qetësuese, dhe si burimi plot nektar për bletët, lulet e pemës së blirit përdoren edhe për të përgatitur kurën natyrale që lufton migrenën dhe dhimbjen e kokës në përgjithësi.
Nëse jetoni afër pemëve të tilla mund të keni mundësinë për të mbledhur disa nga lulet e blirit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga vetitë e luleve të blirit është që ul presionin dhe inflamacionin e venave të gjakut.
Kjo, duke parandaluar bllokimet e kapilarëve që rezultojnë në dhimbjet e kokës.
Kur kombinohen me mjaltin, i pasur me minerale që ndihmojnë qarkullimin e gjakut në tru, krijon një përbërje perfekte për luftimin e dhimbjeve të kokës.
Përbërësit që ju nevojiten:
Lule Bliri të freskëta
Mjaltë
Një kavanoz qelqi
Mënyra e përgatitjes:
Mbusheni me kujdes kavanozin me lulet e freskëta ose të thata të blirit, kujdesuni që të mos i prisni shumë apo copëzoni.
Pasi të keni krijuar një shtresë me më shumë se gjysmën e kavanozit me këto lule, hidhni mjaltin deri sa ti mbuloni të gjitha lulet.
Mbylleni kavanozin në mënyrë që të mos marri ajër.
Kështu era e luleve të blirit të përthithet e gjitha nga mjalti.