Shqipëria ka mposhtur Bjellorusinë me rezultatin e thellë 3 me 2 në ‘Air Albania’.
Kuqezinjtë e teknikut Edi Reja bindën në sulm, ku shfrytëzuan pothuajse të gjithë rastet e krijuara. Goli i parë erdhi nga një goditje e bukur e Cikalleshit me kokë, pas një krosimi të Memollës. Sulmuesi kavajas dyfishoi rezultatin 7 minuta më vonë me penallti, pas një faulli të portierit bjellorus ndaj Manajt.
Miqtë shkurtuan rezultatin me Skavysh në minutën 35, pasi i iku Ismajlit, por në fund të pjesës së parë ishte Manaj që përfitoi duke i vënë sërish në distancë bjellorusët.
Në minutën e 80, Ebong shkurton diferencën, duke shkaktuar panik në ekipin tonë, që u mbyll i gjithi në mbrojtje në 10 minutat e fundit.
Pavarësisht përpjekjeve të miqve, kuqezinjtë ruajtën të paprekur portën dhe e mbyllën grupin në vendin e parë me 11 pikë, një pikë më shumë sesa Bjellorusia.
Nga ky edicion i Ligës së Kombeve kuqezinjtë kanë përfituar 1.1 milion euro.






































