Google search engine
Home Aktualitet Kërcënohet me jetë ish-prokurori që kërkoi ‘burg përjetë’ për Dritan Dajtin/ Zbardhen...

Kërcënohet me jetë ish-prokurori që kërkoi ‘burg përjetë’ për Dritan Dajtin/ Zbardhen mesazhet ku i përmendin edhe djalin

0
289

Bëhet me dije se ish-prokurori Ardian Nezha ka marrë disa mesazhe kërcënuese për të dhe djalin e tij dhe kjo e ka detyruar të bëjë një kallëzim penal.

Sipas informacioneve për mediat, Nezha ka denoncuar një person të identifikuar si G. L nga Peqini, pasi në fillim të këtij viti e ka kërcënuar me jetë përmes disa mesazheve.

Mësohet se disa nga mesazhet në drejtim të prokurorit të dorëhequr ishin se në fillim do të “mbaronte punë” me djalin e tij dhe “kujtove se do ishe gjithë jetën prokuror.”

Më pas ish-prokurori është pyetur nga prokuroria e Tiranës dhe ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që merr mesazhe kërcënuese. Sipas tij , këto kërcënime të vazhdueshme e kanë shtyrë që të japë dorëheqjen nga detyra e tij.

Ardian Nezha ka dhënë dorëheqjen më 28 mars të vitit të kaluar. Ai ka pas drejtuar Prokurorinë e Elbasanit. Gjithashtu njihet si prokurori që futi në burg përjetë Dritan Dajtin, vrasësin e 4 efektivëve të policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here