Miratohet testin për Covid-19, FDA mund ta bëni në shtëpi

0
204

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar përdorimin e testit të parë COVID-19 në shtëpi, në kushtet e urgjencës.

Agjencia sqaron se testi me një përdorim siguron rezultate brenda 30 minutash, dhe mund të përdoret nga mosha 14 vjeç e lartë nëse ofruesi i kujdesit shëndetësor dyshon se mund të kenë COVID-19.

Ajo është prodhuar nga një kompani private me bazë në Kaliforni, Lucira Health, dhe kiti është i përshtatshëm për përdorim dhe në spitale, megjithëse pacientët nën 14 vjeç do të duhet tua bëj dikush i kujdesit shëndetësor testin.

FDA nuk zbuloi çmimin e saj por faqja e kompanisë thotë se mund të kushojë më pak se 50 dollarë.

“Ndërsa testet diagnostike COVID-19 janë autorizuar për në shtëpi, kjo është e para që administrohet plotësisht nga vetë personi dhe të sigurojë rezultate në shtëpi”, thotë komisioneri i FDA-së, Stephen Hahn në një njoftim për shtyp.

“Kjo mundësi e re testimi është një përparim i rëndësishëm diagnostikues për të adresuar pandeminë dhe për të zvogëluar barrën publike të transmetimit të sëmundjes”, shtoi ai.

Testi me tampon synon mbledhjen nga hunda e pacientit të një mostre që më pas nga vetë pacienti vendoset në një provëz testimi. Rezultatet bëhen më pas të dukshme në ekranin testit brenda 30 minutash.

FDA theksoi se individët të cilët rezultojnë pozitivë duhet të izolohen dhe të kërkojnë kujdes shtesë nga kujdesi shëndetësor. Ata që dalin negativë por kanë simptoma të ngjashme me COVID do të duhet gjithashtu të konsultohen me kujdesin shëndetësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here