Digjet gjatë natës automjeti në Vlorë, policia nis hetimet

0
256

Një automjet është djegur pak pas mesnate në Vlorë. Mësohet se zjarri ka rënë në mjetin tip Audi rreth orës 00.45 në lagjen “24 maji”.

Mjeti është në pronësi të një 23-vjeçare ndërsa po hetohet nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo ngjarje aksidentale.

“Më datë 18.11.2020, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Audi, në pronësi të shtetases E. H., 23 vjeçe, banuese në Vlorë”, thotë policia e Vlorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here