Google search engine
Home Aktualitet Arrestohet 36-vjeçari ne Kavajë , i dënuar me 8 vite burg në...

Arrestohet 36-vjeçari ne Kavajë , i dënuar me 8 vite burg në Itali

0
467

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar i cili është dënuar në Itali me 8 vite e 5 muaj burg në akuzën e trafikut të narkotikëve dhe plagosje e rëndë me dashje,

Bëhet fjalë për Adrian Rrugeja (Driza) nga Kavaja për të cili tashmë kanë nisur procedurat e ekstradimit.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet një 36-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua një operacion si rezultat i të cilit, në lagjen nr. 6, në Kavajë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Adrian Rrugeja (Driza), 36 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here