Xhemi Shehu dhe Isli Islami janë dy nga figurat më të dashura të publikut dhe shpeshherë i shohim krah njëri-tjetrit.
Dy moderatorët ndajnë me fansat foto nga koha që kalojnë bashkë, duke i shoqëruar me komente shpesh epike, duke na treguar se kanë një miqësi për tu patur zili.
Por nëse keni menduar se është televizioni ai që i ka bashkuar, sot na treguan se në fakt miqësia e tyre daton shumë më parë.
Ata janë njohur në sallat e auditoreve dhe prej andej kanë kultivuar shoqërinë e tyre ndër vite. Madje kanë qenë edhe shokë banke.
Të dy publikuan nga një foto ditën e sotme, ku shihen krah njëri-tjetrit, duke shkruar “Me shoqen/shokun e bankës”.