Policia e Pukës bën të ditur se ka arrestuar një 35-vjeçar pasi ka tentuar të vrasë me thikë shokun e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Iballë, ku ata ishin duke konsumuar alkool në lokalin e fshatit. Më pas ata kanë dalë jashtë duke u konfliktuar dhe J.K ka tentuar të vrasë me thikë A.Z.
Ky i fundit ka marrë mjekimin në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI
Tentoi të vriste me thikë një shtetas, pas një konflikti të çastit, arrestohet autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin J.(K.) Gj., 35 vjeç, banues në Iballe.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 15.11.2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A. Z., 37 vjeç, banues në Iballe. Këta shtetas kanë qenë duke konsumuar alkool në një tavolinë në ambientet e një lokali në fshatin Iballe. Pasi kanë dalë nga lokali janë konfliktuar dhe shtetasi J.(K.) Gj. e ka plagosur me thikë në trup shtetasin A. Z.
Shtetasi A. Z. ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprimet e mëtejshme.









































