Ishte një mundësi që ndeshja e nesërme mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë të zhvendosej në Elbasan Arena, për shkak të kushteve jo të mira në fushën e Air Albania. Kuqezinjtë vuajtën terrenin në sfidën ndaj Kazakistanit dhe këtë e shprehu hapur pas sfidës edhe trajneri Edi Reja.
Ndaj, shpresohej në një zhvendosje të minitave të fundit, por duket se ky opsion nuk i shkon për shtat miqve të cilët nuk kanë preferuar të ndryshojnë impiant. Kështu, përfundimisht finalja e nesërme për vendin e parë në grup ndaj Bjellorusëve do të luhet në impiantin më të ri të vendit duke filluar nga ora 16:00.
Kujtojmë se Shqipërisë i duhet medoemos fitorja për vendin e parë, ndërsa miqtë kanë në anën e tyre edhe barazimin.









































