Google search engine
Home Lifestyle “Në muajin e tetë kuptohet që jam shtatzënë”/ Zaimina flet për shtimin...

“Në muajin e tetë kuptohet që jam shtatzënë”/ Zaimina flet për shtimin e familjes

0
339

Zaimina Vasjari dhe bashkëshorti i saj Klodian Asllani duket se janë një çift shumë simpatik dhe shumë të komentuar në mediat rozë. Ata kanë një fëmijë së bashku të cilën e kanë pagëzuar me emrin Khloe, si emri i një prej motrave Kardashian.

Dje këngëtarja e njohur ka treguar se bashkëshorti i saj dëshiron që të bëhet baba dhe i një djali. Ajo tha se do ia plotësojë këtë dëshirë dhe lajmin e ëmbël do ta ndajë me të gjithë.

Gjatë një interviste së fundmi Zaimina tha se është njeri që shpeshherë ndërron mendje. Por për bashkëshortin e saj tregoi se nuk është penduar që e ka zgjedhur për ta pasur në krahë. Megjithatë ajo tha se është e “mërzitur” se ai nuk i ka blerë ende një helikopter.

“Unë jam njeri që ndërroj mendje shumë shpejt, jo në të gjitha gjërat. Se tek burri nuk ndryshoj mendje. Nuk i kam plotësuar një dëshirë dhe ai gjithashtu. Nuk kam bërë një djalë, por që do t’ia bëj dhe ai s’më ka blerë helikopter (qesh). Djali kur të vijë do ta themi. Kam nga ato shtatzënitë që në muajin e tetë kuptohem që jam,”- u shpreh ajo në emisionin “Binjakët”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here