Google search engine
Home Politike “Nder dhe privilegj”/ Romina Kuko merr postin e rëndësishëm në Bashkinë e...

“Nder dhe privilegj”/ Romina Kuko merr postin e rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës

0
320

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko ka njoftuar se do të jetë në krye të Këshillit Bashkiak Të Tiranës. Kjo lëvizje ka ardhur pas largimit të Toni Gogut, i cili u vendos në postin e prefektit të Tiranës.

Mësohet se Kuko, e cila e ka konfirmuar vetë këtë lajm, është shprehur e vlerësuar për besimin që i është dhënë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kuko shkruan se për të është nder dhe privilegj që mban këtë detyrë.

“Nder dhe privilegj vlerêsimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë”, shprehet Kuko në postimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here