Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamjet nga punimet për unazën e Madhe në ish-sheshin “Shqiponja”.
Ai thotë se natë e ditë po punohet për të hapur arteriet që do të lehtësojnë ndjeshëm qarkullimin në hyrje të kryeqytetit. Kujtojmë që zona do të jetë e mbyllur për qarkullimin për rreth 4 muaj.
POSTIMI I RAMES
MIRËMËNGJES 😊
dhe me këto pamje nga zemra e “Shqiponjës”, ku po hapen ditë-natë arteriet që do lehtësojnë ndjeshëm qarkullimin në hyrje të Tiranës, si edhe do t’i japin një pamje spektakolare portës hyrëse të kryeqytetit të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë








































