Google search engine
Home Politike Del përpara komisionit drejtori i SHÇBA/ Jep llogari mbi një foto të...

Del përpara komisionit drejtori i SHÇBA/ Jep llogari mbi një foto të publikuar në internet ku shfaqet me Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj

0
257

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit i ka kërkuar drejtorit të përgjithshëm të ShÇBA-së Muhamet Rrumbullakut të japë shpjegime mbi një foto të publikuar në internet ku shfaqet ai me Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në 2013.

Rrumbullaku thotë se ajo foto është bërë në vitin 2011 dhe pretendon se ka qenë më kolegët dhe me pas ka ardhur Frroku.

Subjekti ka pasur takim rastësor me të denuarin dhe nuk cilësohet si kontakt i papërshtatshëm. Ngjarjet në fjalë kanë ndodhur pas fotos. Nuk ka asnjë dokumentacion përveç fotos që vërteton se ka njohje apo kontakte me Frrokun.

Deri më tani, KJV ka arritur në konkluzionin se subjekti ka plotësuar të saktë formularin për pastërtinë e figurës teksa e sheh të përshtatshëm për vijimin e punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here