Google search engine
Home Politike Drejtesi Babai i katër fëmijëve u vetëvra në burg për 1200 lekë/KLP merr...

Babai i katër fëmijëve u vetëvra në burg për 1200 lekë/KLP merr vendimin ndaj kërkesës së Artur Metanit

0
249

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendimin të rrëzojë kërkesën e kreut të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani për të vendosur procedim disiplinor ndaj prokurores Elina Kombi.

Kombi ishte prokurore e çështjes së të ndjerit Bilbil Hasani, i cili u vetëvra në qelitë e burgut pasi ishte arrestuar për vjedhjen e 1200 lekëve të rinj.

Më 21 shkurt, Hasani me origjinë nga Kukësi dhe banues në Kamzë i dha fund jetës në qelitë e burgut duke u vetëvarur me çarçaf.

Hasani, babai i 4 fëmijëve, ishte arrestuar në vitin 2019 për kryerjen e veprës penale “vjedhje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here