Google search engine
Home Lifestyle 6 vite pa Dr. Florin, Ermali dhe Landi e kujtojnë me këto...
6 vite pa Dr. Florin, Ermali dhe Landi e kujtojnë me këto foto
0
231
Mëngjesin e 17 nëntorit të gjashtë viteve më parë të gjithë u tronditëm nga lajmi se Dr. Flori nuk ishte më.
Një nga këngëtarët më të dashur, me tekstet e tij kuptimplota dhe grupin ikonë “WestSideFamily” mbylli sytë në moshën 35-vjeçare.
Miqtë e tij e kujtojnë gjithmonë, dhe në këtë 6-vjetor e ndjejnë njësoj mungesën e tij.
I pari që e kujtoi publikisht ishte miku i tij, Roland Hysi. “Psherëtij. Ti buzëqesh. Nuk psherëtij më. Kohë idiote. Kujtimi yt, mbetet. 17 nëntor 2014. Dr.Flori”, shkroi Landi në Instagram.
Nuk ka vonuar edhe një postim i aktorit Ermal Mamaqi, i cili ishte gjithashtu mik tepër i ngushtë me Dr. Florin.
Në rrjete sociale ai ka publikuar një foto të vjetër ku shfaqet krah Florit në një gëzim familjar, duke dashur ta kujtojë kështu mikun e tij të ndjerë.
“6 vite pa Florin”- shkruan Mamaqi krahas postimit.
LEAVE A REPLY
Please enter your comment!
Please enter your name here