Të paragjykuar për puthjen e parë? Venera dhe Lindi: Prandaj nuk ua tregojmë njerzeve

0
324

Një nga çiftet më të komentuara në Shqipëri, Venera dhe Lindi Islami dhanë shumë detaje nga lidhja e tyre. Ajo që la më shumë gjurmë pas kësaj interviste ishte: vendi i puthjes parë.

Në një intervistë me Ardit Gjebrean ata u pyetën për vendin ku ishin puthur për herë të parë. Çifti panë njeri-tjetrin në sy, duke u menduar nëse do përgjigjeshin ose jo.

Gjithë kjo ndrojtje për ta thënë është krijuar nga ‘paragjykimi’ i miqve të tyre.

Sa herë ja kemi treguar shoqërisë sonë, na kanë thënë që do të bënim më mirë nëse s’do t’ia tregonim njeriut këtë muhabet. Mbajeni për vete, sepse është turp. Tani, historia është kështu. Në fillimet tona të para, daljet tona të para kam dashur të jenë të thjeshta, si një park, s’ishte nevoja të dilnim nëpër lokale apo disko. Unë kërkoja që të ishim të ulur në bar, në piknik dhe vendi i vetëm ishte Liqeni. Edhe ne tek Liqeni u puthëm, mirëpo kur ua tregojmë miqve tanë, reagojnë çuditshëm duke na thënë se atje nuk bëhen punë të mira”,- tha Venera.

Gjithashtu Lindi cilësoi se sa herë e ka thënë, është marrë për keq këtu në Shqipëri. Pra, duket se paska një lloj paragjykimi për puthjet nga liqeni. Pas kësaj, Arditi jep një mesazh për të ndryshuar disi mendimin e këtyre njerëzve për Liqenin:

“Liqeni, dikur ka pasur konotacion negativ, tani jo. Sot është i mbipopulluar, njerëzit dalin, shëtisin dhe nuk ka asgjë të keqe. Dikur po, mund të kishte ndonjë keqkuptim.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here