“Këto këpucët i ke veshur 3 herë!” Bora i jep fanses përgjigjen

0
385

Prej shtatorit, në ekranin e Top Channel nisi transmetimi i “Për’puthen”, që nga një rubrikë e “E diell” u kthye në një emision të përditshëm.

Përtej këtij fakti, një tjetër ndryshim në këtë sezonin televiziv u bë edhe në moderim, që iu besua Bora Zemanit.

Largimi i kësaj të fundit nga “3shat”, emision që moderoi për dy sezone krah vëllezërve Veshaj, shkaktoi jo pak polemika asokohe.

Megjithatë, duket se Bora u përshtat shpejt me televizionin e ri dhe mesa kemi parë në rrjetet sociale po e shijon në maksimum eksperiencën në “Për’puthen”.

Pak më parë moderatorja na ka treguar edhe look-un e ditës së sotme, ku si gjithmonë shfaqet në super formë dhe e kuruar në detaj.

Sot Bora kishte zgjedhur të vinte e veshur bardh e zi, ndërsa flokët i kishte drejtuar, duke paraqitur një look të thjeshtë por shumë të bukur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here