Google search engine
Home Sport Shqipëri-Kazakistan, formacionet zyrtare / Reja në sulm me Uzunin si mbrojtës krahu

Shqipëri-Kazakistan, formacionet zyrtare / Reja në sulm me Uzunin si mbrojtës krahu

0
288

Trajneri i përfaqësueses Edi Reja, ka përzgjedhur sot një rreshtim ofensiv për ndeshjen kundër Kazakistanit duke konfirmuar vetëm një nga eksperimentet që bëri në duelin ndaj Kocovës.

yrto Uzuni do ta nisë takimin sot përsëri si mbrojtës krahu në të majtë, ashtu siç luajti në pjesën e parë të sfidës kundër Kosovës. Lojtari spaikati në atë duel me shpërthimet e tij dhe duket se Reja ka vendosur të sakrifkojë disi prapapvijën për t’i bërë vend futbollistit anësor.

SaiI përket pjsëës tjetër, konfirmohet treshja Gjimshiti-Ismajli-Veseli në prapavijë, me Hysajn në të djathtë. Në mesfushë, Abrashi është i paprekshëm, ndërsa përkrah tij do të luajë si Memushaj, ashtu edhe Kallaku, duke lënë Gjasulën në stol. Në sulm, Reja i beson dyshes së tij të preferuar, Çikalleshi-Manaj nga minuta e parë.

Formacionet

SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Veseli, Gjimshiti, Hysaj, Uzuni, Abrashi, Memushaj, Kallaku, Manaj, Çikalleshi.
Trajner: E. Reja

KAZAKISTANI: Pokatilov, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov, Alip, Bejsebekov, Kuat, Abiken, Sujumbajev, Aimbetov, Shetkin.
Trajner: M. Bilek

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here