Google search engine
Home Aktualitet Në pranga për vrasjen e Ahmet Toskës, nuk pranon autorësinë por…

Në pranga për vrasjen e Ahmet Toskës, nuk pranon autorësinë por…

0
278

Policia e Fierit bëri të ditur paraditen e kësaj të diele se është vënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes së Ahmet Toskës, ngjarje e ndodhur pak kohë më parë në këtë qytet.

Toska u qëllua në orët e para të mëngjesit me një plumb në kokë teksa po përcillte për në punë bashkëshorten e tij.

Ndërkaq i arrestuari Fatmir Hoxhaj nuk e ka pranuar autorësinë e krimit.

Ai pretendon se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka dhe probleme të shëndetit mendor.

Dyshohet se në të shkuarën Hoxhaj dhe Toska kanë pasur konflikt me njëri-tjetrin, pasi dikur të dy kanë bashkëjetuar me të njëjtën grua. I pari që ka bashkëjetuar është Ahmet Toska dhe më pas Hoxhaj, gjë që ka sjellë konflikte mes njëri-tjetrit, duke përfunduar gjithçka me një plumb në kokë.

Historia e shkuar është rikthyer sërish pasi besohet se Hoxhaj, kishte ngritur dyshime se lidhja intime mes Ahmet Toskës dhe bashkëjetueses së tij, vijonte në fshehtë. Ndaj për të marrë hak, kishte vendosur që ta eliminonte. Megjithatë familjarët e viktimës shprehen se nuk e njohin Fatmir Hoxhajn, i cili pretendohet se ka kryer vrasjen.

Në ngjarje dyshohet se janë të përfshirë edhe persona të tjerë që dyshohen se kanë bashkëpunuar me të dyshuarin kryesore dhe e kanë ndihmuar me fshehjen e armëve. Prokuroria e Fierit po vijon me hetimet lidhur me vrasjen për të çuar para drejtësisë të gjithë të përfshirët në çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here