Bluzat e bardha bëjnë të ditur një tjetër detaj tronditës lidhur me situatën e koronavirusit. Ndihmës-epidemologu Zija Alhysa thotë për tv Ora se në Durrës pacientët që janë të infektuar me COVID-19 dhe janë në pritje të tamponit, presin në kafenetë përreth.
“Ne kemi njerëz të infektuar që shkojmë për tu marrë tamponin nënës ose babës dhe i gjejmë nëpër kafe, presim derisa të hapin derën”, tha ai.
Aktualisht Durrësi ka 1170 persona aktivë me koronavirus, nga 2615 që kanë rezultuar në total pozitivë, dhe ka 66 viktima.









































