Google search engine
Home Lifestyle “Humbi” për një kohë të gjatë, Anna Likaj i rikthehet moderimit

“Humbi” për një kohë të gjatë, Anna Likaj i rikthehet moderimit

0
353

Aktorja Anna Lika prej kohësh i kishte munguar ekranit shqiptar, duke bërë një pauzë të gjatë, por tashmë ajo rikthehet sërish e këtë herë si moderatore.

Gjatë një interviste, aktorja foli për planet e së ardhmes tek të cilat përfshihej edhe emisioni i saj më i ri, që do të titullohet “Gladiator”.

“Në çdo puntatë do të jenë katër të ftuar, personazhe të famshëm të cilët në ‘Gladiator’ do t’i shikoni në një mënyrë ndryshe. Është projektuar që gjithë emisioni të jetë në stilin gladiator, edhe te ftuarit.

Unë bashkë me Enisin që drejtojmë programin, do të jemi të veshur në këtë stil. Aty do zhvillohet një garë e vërtetë dhe çdo garë në fund ka një shpërblim në para,”- ka rrëfyer Anna për “ABC e pasdites”.

Anna tha se ndihej 2-fish me fat që kishte mundësinë të ishte pjesë e këtij projekti, kjo sepse ka bërë një pauzë shumë të gjatë nga televizioni.

Ky projekt pritet të bashkojë personazhe të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova dhe nga Maqedonia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here