Google search engine
Home Politike Ngjela: Reforma në drejtësi shumë më e thellë se ajo kroate, ja...

Ngjela: Reforma në drejtësi shumë më e thellë se ajo kroate, ja çfarë pritet të ndodhë me politikën dhe krimin e organizuar në Shqipëri

0
243

Avokati Spartak Ngjela është i bindur se pas ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit edhe në Shqipëri do të ketë hetime politikanësh si në Kroaci. Atje janë dënuar me qindra zyrtarë për korrupsion, ndërsa dje pati një tjetër dënim për ish-kryeministrin Ivo Sanader. Në një prononcim , avokati Ngjela tha se Shqipëria do të ndjekë të njëjtin shembull, duke qenë se edhe reforma në drejtësi në vendin tonë i ka ndërtuar themelet të ngjashme si reforma kroate. Ky fakt, si pas atij, lë të kuptohet se me vënien në lëvizje të BKH do të kemi politikanë dhe zyrtarë shqiptarë që do të përballen më drejtësinë dhe do të dënohen. Sipas tij, reforma në drejtësisë në Shqipëri është akoma më e thellë për dënimin dhe eliminimin e korrupsionit në politikë dhe jo vetëm, ndërsa BKH do të thellonte më tej hetimet, duke kaluar edhe në nivele ku organe të tjera nuk lejohen dhe nuk mund të hetojnë. “Nëse mendojmë se mund të ndodhi shembulli kroat duhet të kemi një fakt. Nëse nuk kemi një fakt ngjashmërie nuk mund të themi. Por ne kemi një fakt ngjashmërie: Është reforma në drejtësi, e cila është pothuajse e barabartë, madje tek ne është më e thellë. Ne kemi marrë reformën në drejtësi që është bërë në Kroaci. Tani po pritet Byroja Kombëtare e Hetimit. Nuk mund të japim asnjë parashikim a kanë filluar hetimet sepse asnjë organ tjetër nuk e lejon ligji që të ushtrojë hetim në nivelin e lartë të politikës dhe të luftojë krimin e organizuar. Tani presim pra të veprojë Byroja e Hetimit, por sigurisht përderisa kemi një shembull (Kroacia) kështu pritet të ndodhë dhe këtu”, deklaroi ai.

Ndikimi i SHBA

Sipas avokatit Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë shumë në luftën anti-korrupsion në Shqipëri dhe jo vetëm. Ngjela tha dje se me ardhjen në pushtet të Joe Biden, reforma në drejtësi do të marrë një mbështetje më të fortë nga Amerika. Sipas tij, Biden do të vijojë të vërë në zbatim ato pika që nisi kur ishte zëvendëspresident, sidomos në çështjet e Ballkanit dhe vendosjes së drejtësisë për Shqipërinë dhe Kosovën. Ngjela theksoi se Biden do të asistojë në luftën kundër korrupsionit dhe do ta njohë Kosovën si shtet. “Nuk do ndryshojë politika Amerikane në Shqipëri me ardhjen e Biden, sepse ndryshim do të thotë që të mos eci në këtë sens që ka ecur deri tani. Por përkundrazi, do thellohet më shumë reforma antikorrupsion, sidomos qëndrimi ndaj Kosovës. Do marrë formën që kishte kur e drejtonte Biden, që e ka drejtuar deri në 8 vjet para. Në momentin kur ai ishte zëvendëspresident, pothuajse ky e drejtonte lëvizjen për Kosovën. Madje ky drejtoi dhe bombardimet dhe çfarë është më e rëndësishmja është se ky kërkonte të ndërhynin me trupa. Megjithatë ato ndodhën dhe tani që ky ka ardhur sërish president, më duket se vende-vende e ka shprehur që do ta thellojë më tepër këtë çështje, do arrijë ka thënë në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur”, u shpreh ai.

SHBA do vërë drejtësi në Ballkan

Po në lidhje me këtë çështje Ngjela bëri dhe një reagim në Facebook. Duke ju përgjigjur deklaratës së presidentit të Serbisë Vuçiç për luftë si në Nagorno-Karabak, ai tha se Biden do të sjellë një frymë të re të kësaj çështje në Ballkan. Sipas tij, deklaratat e Vuçiç vijnë për shkak se deri më sot kishte mbështetjen e Trump, ndërsa me Biden nuk ka asnjë shprese, pasi Biden e ka vërtetuar që do t’i zgjidhë çështjet në Ballkan në favor të Shqipërisë. “Asnjë shpresë nuk ka më Vuçiç. Madje, duhet të shpejtojë në njohjen e Kosovës, se, në të kundërt, territori i Kosovës mund të shkojë deri në Nish. Lufta që kërkon të shpallë Vuçiç, e çon Kosovën deri në Nish, se deri aty janë shqiptarët. Dhe ai e di mirë këtë. Ardhja e Biden si president i SHBA, do t’i japë një impuls të ri çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Sepse edhe në presidencën Obama, si zëvendëspresident që ishte, Biden ka qenë aktiv maksimalisht për pavarësinë e Kosovës. Në fakt, Biden është nga politikanët më të mëdhenj në historinë aktuale të Shteteve të Bashkuara. Biden ka qenë mbi 30 vjet senator dhe tetë vjet zv/president. Kjo, politikisht përbën potencë reale politike, por, në funksion të interesit amerikan në Ballkanin Perëndimor, ku në qendër është bota shqiptare, gjithçka pritet të flasë shqip”, shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here