Google search engine
Home Aktualitet Të pathënat e Barack Obamës/ Ish-presidenti rrëfen sekretet, tregon si e ‘kapi...

Të pathënat e Barack Obamës/ Ish-presidenti rrëfen sekretet, tregon si e ‘kapi mat’ vajza e tij gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë

0
372

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka folur për herë të parë për problemet në martesën e tij dhe se si stresi i punës ndikoi që ai të niste duhanin.

Libri i ri me kujtimet e ish-Presidentit, “Një Tokë e Premtuar”, do të dalë në treg më 17 nëntor në të gjithë botën dhe do të jetë i përkthyer në 25 gjuhë.

59-vjeçari rrëfen ndër të tjera në libër se nisi të pinte 8-9 cigare në ditë gjatë kohës që ishte President, por asnjëherë nuk u kap nga kamerat duke konsumuar duhan.

Gjithashtu, Obama shprehet se ka qenë vajza e tij, Malia që e kishte “kapur mat” dhe falë këmbënguljes së saj, ai arriti të hiqte dorë nga duhanpirja.

“Ajo e ndjeu që pija cigare në frymëmarrjen time”, tregon Obama.

Libri me 768 faqe, me titull “Një Tokë e Premtuar”, do të jetë i pari nga dy vëllimet. Në këtë vëllim të parë, Obama do të tregojë përvojat e tij të para politike, ngritjen e tij si një udhëheqës deri në fushatën e tij të parë presidenciale, dhe mandatin e tij të parë deri në vdekjen e Osama bin Laden në 2011.

Në 1995, 14 vjet para se të bëhej president dhe kur karriera e tij politike ende nuk kishte filluar, Obama botoi “Ëndrrat e babait tim”.

Një përrallë e racës dhe trashëgimisë, gjithashtu një libër autobiografik i shkruar pasi ai u zgjodh si presidenti i parë afro-amerikan i Harvard Laë Revieë, gazeta e shkollës juridike të Universitetit të Harvardit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here