Google search engine
Home Politike Drejtesi OMN kërkon apelimin në Kolegj të gjyqtarit Genti Shala: Nuk është hetuar...

OMN kërkon apelimin në Kolegj të gjyqtarit Genti Shala: Nuk është hetuar e gjithë pasuria, ka një denoncim për fshehje pronash

0
303

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon apelimin në Kolegj të vendimit të KPK për gjyqtarin Genti Shala. Pasi zbuloi një sërë mangësish në vendimin e KPK ONM kërkoi dje që Komisioneri Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit. Përmes një rekomandimi të bërë publik ONM shprehet se hetimet e bëra nga KPK nuk janë të mjaftueshme pasi nuk është analizuar çdo pasuri e gjyqtarit Shala. Madje OMN pretendon që KPK jo vetëm që nuk ka hyrë në hetim të thelluar por ka neglizhuar edhe faktet më të reja, duke përmendur këtu një denoncim të bëtë ndaj Shalës në tetor të këtij viti për fshehje pasurie. Më tej OMN vë në dukje se, KPK nuk ka marrë parasysh as aksionet që gjyqtari disponon nga një firmë e madhe në vend. “ONM arsyeton se hetimi i Komisionit, i cili e konfirmoi Shalën në detyrë në gusht të këtij viti, nuk është i plotë dhe se kërkohej rishikimi i dy kritereve; atij të pasurisë dhe profesionalizmit. Gjithashtu bëjmë me dije se është anashkaluar fakti qe ndaj Shalës kishte ardhur në datën 10 nëntor një denoncim anonim, sipas së cilit gjyqtari akuzohet se ka fshehur pasurinë. Është e nevojshme të bëhet hetim shtesë për të ekzaminuar: Denoncimin anonim të paraqitur pranë OMN i cili mund të bëhet pjesë e dosjes së rivlerësimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe që Komisioneri Publik duhet t’ia sjellë në vëmendje. E shoh të arsyeshme t’u vë në dijeni pasi pala shqiptare “nuk arriti” të verifikonte aksionet e z. Shala dhe bëhet fjalë për 15 për qind të aksioneve që disponon në këtë firmë (emri i anonimizuar) ”, thuhet në rekomandim. Veç denoncimit, ONM kërkon rivlerësim të kriterit të pasurisë, përfshi transaksionet për një apartament të blerë në vitin 2007, analiza financiare e subjektit dhe një kontratë huaje që sipas informacioneve nga Ministria e Drejtësisë ka një akt noterial të vitit 2015. Gjithashtu, ONM i tërheq vëmendjen sërish Komisionit të Pavarur të Kualifikimit mbi referimin disiplinor të Shalës. Si në raste të ngjashme, Operacioni thotë se KPK nuk ka qenë e qartë në këtë vendimmarrje. “Komisioni para transferimit të çështjes për disiplinë, do duhet të arrijë në përfundimin dhe identifikojë arsyet që përbëjnë shkelje disiplinore. KPK duhet të vlerësojë nëse shkeljet disiplinore cenonin apo jo besimin e publikut te drejtësia dhe vetëm pas këtij vlerësimi, të merrte vendim nëse ato duhej t’i kalonin një organi tjetër”, thuhet në rekomandim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here