Google search engine
Home Aktualitet Gjirokastër, 20-vjeçarja humb jetën në martenitet pas lindjes

Gjirokastër, 20-vjeçarja humb jetën në martenitet pas lindjes

0
260

Një 20-vjeçare ka humbur jetën në spitalin e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit pasi solli në jetë fëmijën e saj.

E reja u dërgua në spital nga familjarët e bashkëshortit pas dhimbjeve të lindjes. Mjekët vendosët të kryente lindje çezariane për shkak të pozicionit të fëmijës. Ajo dhe fëmija ishin në gjendje të mirë, por rreth orës 03.00 të mëngjesit Klea, nga fshati Zhulat i Gjirokastrës pati komplikacione në frymëmarrje dhe mjekët e vendosën në reanimacion.

Gjendja sipas kreut të spitalit Sokol Feruni u agarvua me shpejtësi dhe vajza ndërroi jetë rreth orës 4. Sipas tij pritet që ekspertiza dhe autopsia të përcaktojnë shkaqet e vdekjes dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla.

Nga ana tjetër familjarët e Kledionës kanë pretenduar për mjekim të pakujdesshëm dhe akuzojnë mjekët se e kanë vënë re me vonesë përkeqësimin e gjendjes së vajzës.

Sokol Muxhaj vjehrri i vajzës tha për Top Channel se mjekët janë rikthyer në spital me vonesë dhe se mjekimi ka qenë i pavëmendshëm. Edhe vjehrra dhe kunati i viktimës konfirmuan gjendjen shumë të mirë dhe faktin se 20 vjeçarja nuk vuante nga asnjë sëmundje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here