Google search engine
Home Aktualitet Bëri operacion në veshka, ja gjendja shëndetësore e Dritan Dajtit

Bëri operacion në veshka, ja gjendja shëndetësore e Dritan Dajtit

0
278

Dritan Dajti, i dënuar me katër burgime të përjetshme për vrasjen e katër oficerëve të Policisë ka kryer një operacion urgjent në QSUT

Sipas informacioneve, mësohet se ndërhyrja është bërë ditën e mërkurë, në repartin e Urologjisë në QSUT. Mësohet se Dajti kishte shfaqur probleme gjatë ditëve të fundit, ndërsa është vendosur që t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Gjendja e tij mësohet se është e mirë dhe se është transportuar për në spitalin e burgut pas operacionit.
Kujtojmë që Dritan Dajti, u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të Policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009. Fillimisht, Dajti ka qenë i dënuar me burgim përjetë, por iu hoq nga gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli.
Këta tre gjyqtarë firmosën “pro” heqjes së burgimit të përjetshëm për Dajtin, duke argumentuar se, sipas ligjit i takon. Tashmë çështja e Dajtit vijon të endet në gjykatat shqiptare, për të vulosur përfundimisht fatin e tij. Gjatë shqyrtimeve gjyqësore, Dajti është shprehur se ndaj katër efektivëve të Policisë ka qëlluar për t’u vetëmbrojtur, pasi është gjendur përballë krismave të armës së tyre. Për këtë, ai vijon ende betejën me drejtësinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here