Nëna e Zayn Malik, Trisha Malik, festoi ditëlindjen e saj të 51-të dhe ish-anëtari i One Direction Zayn Malik dhe partnerja e tij Gigi Hadid u kujdesën t’ia bënin këtë ditë sa më speciale.
Ata kanë organizuar një festë shumë të bukur në shtëpinë e tyre, ku Trisha ka kaluar kohë edhe me mbesën, emrin e të cilës ende nuk e dimë.
Sakaq, nusja e saj nuk harroi ta uronte vjehrrën publikisht duke na treguar edhe një herë se sa marrëdhënie të bukur kanë me njëra-tjetrën.
Gigi ndan me fansat nje pjesë nga mbrëmja e festës,ku zbulon një foto te tortes.
Torta në formë diamantit shihet e rrethuar nga luleshtrydhe, qirinj dekorativë, teksa mbi të shkruhet “51 –E mrekullueshmja”.