Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaron se ka tre skenarë për zhvillimin e mësimit në situatën e krijuar nga Covid-19.
Ajo foli për vendimin e mbylljes së shkollave dhe për të ardhmen e mësimit, në një intervistë për ABCnews.
Mbledhjet e qeverisë bëhen prej kohësh online, ndërsa me kryeministrin jemi takuar në aktivitete që kemi. Për sa i përket skenarëve të ndryshëm ato do të aplikohen në varësi të situatës epidemike, ne i kemi përgatitur të gjithë skenarët. Kemi tre skenarë për mënyrën se si do zhvillojmë mësimin. I pari është ky që jemi tani, ndërsa i dyti është kryerja e mësimit të alternuar duke u zhvilluar online dhe në shkolla, ndërsa skenari i tretë është zhvillimi i mësimit online”, tha Kushi.