Google search engine
Home Lifestyle “Kam vdekur disa herë”, Mihrije Braha tregon vështirësitë me sëmundjen e bashkëshortit

“Kam vdekur disa herë”, Mihrije Braha tregon vështirësitë me sëmundjen e bashkëshortit

0
268

Mjaft e kuruar dhe që ia kalon dhe shumë vajzave të reja, Mihrije Braha rrezaton pozitivetet dhe mirësi. Së fundmi e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, Mihrija ka rrëfyer dhe vështirësitë e saj në jetë dhe diagnostikimin me tumor të bashkëshortit të saj Naimit.

“Në vitin 1996 diku nga fundi i shtatorit, pikërisht kur ne mendonim se gjithçka ishte në rregull, Naimi më tha se duhet të shkonte në spital. Nuk e mendova se mund të ishte diçka serioze.

Kur ai shkoi tek doktori, i thanë se duhet të bënte një ndërhyrje. Ishte periudha kur ne po jetonim bashkë me familjen e Naimit. Në këtë rast po flas si shtylla mbështetëse e njeriut që po vuante. Kur Naimi filloi me anestezinë, i mbeti loti ndër sy dhe nuk mundi të më jepte një porosi të fundit. Kam vdekur disa herë dhe jam ngjallur brenda sekondave. Afër kisha nënën e Naimit dhe po mbështesnim njëra-tjetrën, për të mirë na njoftuan se ai ia doli dhe ishte mirë nga gjendja shëndetësore. Kjo ka qenë një nga ngjarjet që asnjëherë nuk e kisha imagjinuar. Ka qenë shumë e vështirë, sepse unë po luaja dy role. Para Naimit isha një femër e fortë, por kishte edhe momente që unë dobësohesha. Të vështira kanë qenë edhe netët kur më ka kërkuar të kujdesesha për djalin në çfarëdolloj situate. Unë mundohesha të qëndroja e fortë”,- ka rrëfyer Mihrija.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here