Edmond Panariti është larguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Lajmin e bën vetë të ditur politikani, i cili thotë se ka marrë ftesë për një detyrë të rëndësishme.
“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë!
Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme .
Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.
Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, shkruan Panariti.









































