Google search engine
Home Aktualitet A duhet të rritet numri i testimeve? Ja çfarë thotë drejtori i...

A duhet të rritet numri i testimeve? Ja çfarë thotë drejtori i OBSH për Europën

0
276

Shqipëria nuk pati valë të parë thotë drejtori i OBSH-së për Europën, Dr. Hans Kluge në konferencën e përbashkët me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ndërsa përsa i përket rritjes së numrit të testimeve, ai thotë se më e rëndësishme është të themi se në Shqipëri testimi është rritur pesëfish.

“Më e rëndësishme të them se Shqipëria ka pesë herë rritje në testim, por jo vetëm testimi është një paketë masash. Prandaj duhet testuar personi, pastaj duhet bërë gjurmimi, pastaj karantinimi i të prekurve dhe në të njëjtën kohë është një paketë masash për gjithë popullsinë, larja e duarve, higjiena, distanca fizike dhe pjesa kuruese. E vërtetë është që nuk kemi një kurë, por ama një zhvillim i madh ishte deksametazoni për pacientet në gjendje të rëndë dhe po shohim që vdekshmëria po ulet”, tha dr. Kluge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here