Ky muaj shënon 25-vjetorin e intervistës së princeshë Dianës, dy vjet para vdekjes tragjike të saj në Paris.
Princi Harry dhe Princi William kanë folur në disa raste për dhimbjen pas humbjes së nënës, por kurrë më sinqerisht sesa në dokumentarin: “Nëna jonë Diana, jeta dhe trashëgimia e saj”.
Ky vit gjithashtu shënoi edhe 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të Princeshës. Gjatë një interviste të dhënë në vitin 2017, Princ Harry rrëfeu për ndarjen nga jeta të nënës, e cila e la vetëm 12 vjeç.
Harry tregoi edhe telefonatën më të ëmën, të cilën u shpreh se nuk do ta harronte kurrë. Ai kujton se i vëllait i tij, William i tha: “Harry, Harry, mami në telefon”.
“Mami po fliste nga Parisi. Nuk e mbaj mend taman se çfarë i thashë, por e kam peng për gjithë jetën që ishte një telefonatë aq e shkurtër”, rrëfeu Harry asokohe.