Tronditet kombëtarja, Kumbulla me Covid -19

0
270

Marash Kumbulla mbrojtësi i talentuar shqiptar, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kumbulla ben te ditur se nuk ka simptoma dhe se është mirë. Ai u premton fansave se së shpejti do të shihen në fushë.

Edy Reja duhet të bëjë planet e tij pa Kumbullën pasi ai është karantinuar dhe s’mund të luajë nesër ndaj Kosovës, apo ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë për Ligën e Kombeve.

Postimi i Kumbullës:

Përshëndetje të gjithëve! Nga tamponi i fundit që bëra, kam rezultuar pozitiv ndaj Koronavirusit, por për fat jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Askush nuk mund të thotë se është plotësisht i sigurt nga ky virus, prandaj do doja të sensibilizoja për të gjithë, që të mbroheni dhe të mos rrezikoni shëndetin tuaj dhe të të tjerëve. Përshëndetje të gjithë tifozëve dhe të gjithë ata persona që po kalojnë një moment të vështirë. Do të shihemi së shpejti!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here