“Ti je një kriminel lufte dhe duhet të trajtohesh si i tillë”/ Ja si Joe Biden ia plasi në fytyrë Millosheviçit më 1991

0
317

Një ngjarje varrimi do të ishte shkëndija e parë e nisjes së interesimit të një senatori amerikan që më pas do të bëhej president, për një vend europian. Pas vizitës në Jugosllavi më 1979, me rastin e vdekjes së numrit dy të federatës atëkohë, Edvard Kardel, Joe Biden do t’i shkruante një letër Josip Broz Titos, ku e falënderoi për mikpritjen me shpresën se do të vizitonte vendin prapë. Kjo edhe ndodhi dymbëdhjetë vjet më pas. Destinacioni ishte Beogradi më saktësisht zyra e presidentit, Sllobodan Millosheviç. Këtij, demokrati i tha disa fjalë që do ta shokonin atë, kurse tema ishte çështja e Kosovës, e cila sapo kishte humbur autonominë brenda federatës. “Në vizitën time të parë në Serbi ku kisha një takim të gjatë me Millosheviç më 1991, ku më pyeti se çfarë mendojë për të. I thashë në zyrë dhe publikisht, zotëri president unë mendoj se ju jeni një kriminel lufte dhe duhet të trajtoheni si i tillë”, pati treguar Biden më 1997. Këtij problemi Biden kishte vendosur t’i shkonte deri në fund, andaj më pas vizitoi edhe Prishtinën, ku u takua me figurat politike të asaj kohe. Amerikani si senator kërkonte nisjen e negociatave, që Kosovës t’i rikthehej autonomia e humbur. Kjo nuk pranohej nga Millosheviç, i cili planifikonte spastrim etnik mbi shqiptarët. Masakrat e forcave serbe veçse filluan në Kosovë. Biden dhe disa kongresmenë tjerë nisën rezolutën ku i lejonin presidentit amerikan të niste sulmet mbi caqet serbe. Një ditë më pas më 24 mars 1999, kjo edhe ndodhi, ngjarje që do të sillte liri për Kosovën.

Lidhjen e fortë me shqiptarët, Biden e shprehu jo rrallë edhe pas 1999-ës, me deklarata goxha të fuqishme. 20 vjet më parë Kongresi amerikan me anë të një rezolute kishte autorizuar presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton që të ndërmerrte sulme ajrore kundër Federatës Jugosllave, përkatësisht ndaj Serbisë dhe Malit të Zi. Kjo rezolutë ishte iniciuar nga senatori i Delaware, Joseph Biden, i cili tashmë është zgjedhur president i SHBA-së.

“Autorizohet Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të kryer operacione ajrore ushtarake dhe sulme me raketa në bashkëpunim me aleatët tanë të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi)”, thuhet në rezolutë, shkruan “Telegrafi”. Rezoluta e Kongresit amerikan që autorizoi presidentin Bill Clinton të nisë sulmet ajrore ndaj Ushtrisë jugosllave. Për këtë rezolutë kishin votuar pro 58 senatorë nga 100 prej tyre. Pra, më 24 mars të 1999, Aleanca Veri-Atlantike kishte nisur sulmet ajrore ndaj ushtrisë jugosllave, ku pas 78 ditëve bombardime, kjo e fundit ishte detyruar të largohet nga Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here