“Shëndetësia dhe ekonomia në kolaps”, Basha: 8% e familjeve ranë në varfëri…

0
287

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama ka gënjyer me premtimin për shëndetësi falas.

Ndërsa citon OBSH, kryedemokrati Basha thotë se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore.
“Rama premtoi shëndetësi falas për shqiptarët. Ai gënjeu. OBSH raporton se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore. Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Shëndetësia dhe ekonomia janë në kolaps”, shkruan Basha në twitter.
“Së bashku –thotë ai- do ta mundim këtë të keqe, do ta shërojmë Shqipërinë dhe do të sjellim shpresën dhe të ardhmen që dëshiron çdo shqiptar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here