Luana Vjollca ka treguar se është një bletë punëtore e vërtetë, duke ju përkushtuar në maksimum punës si aurore dhe moderatotja e emisionit “Shiko kush luan”. Ajo ka treguar se thuajse gjithë ditën e saj e kalon duke punuar sa në zyrë e në studio, madje në shumicën e rasteve i është dashur të lërë punën gjatë mesnatës.
Megjithatë duket se ka diçka që mund ta qetësojë Luanën e ta relaksojë pas një ditë super të lodhshme. Moderatorja ka treguar se mbrëmjen e djeshme ka marrë një dhuratë shumë speciale, një tufë me lule të bukura që i kanë shtuar disa doza pozitiviteti ditës së saj.
Pas kaq shumë orëve punë kjo ishte dhurata më e bukur për t’u çlodhur paksa”, ka shkruar Luana.Bashkë me lulet ajo ka marrë dhe një pusullë, por këtë të fundit nuk e ka zbuluar duke e lënë sekret dhuruesin e luleve. Kjo nuk është hera e parë që Luana merr të tilla surpriza në zyrë dhe sa herë që i shikojmë menjëherë na shkon mendja tek partneri i saj, Krenar Cocaj. Ata të dy nuk kanë preferuar ta bëjnë ende lidhjen e tyre publike, ndaj ndoshta mund të kenë vendosur që ta mbajnë sekret dhuruesin e fshehtë të luleve.