“Më mungojnë fjalët”, djali i Koço Devoles flet për humbjen e të atit

0
305

Djali i Koço Devoles, Genci Devole mes dhimbjesh ka folur për ndarjen nga jeta të babait të tij. Me fjalët që i mungojnë dhe zëri që i dridhet, ai thotë se babai i ka lënë një boshllëk të jashtëzakonshëm.

“Një baba i mrekullueshëm, një gjysh i përkryer, një bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij …më mungojnë fjalët nuk di si ta shpreh. Një boshllëk i jashtëzakonshëm”, tha djali i Koço Devoles.

Genci thotë se babai i tij, Koço Devole “besonte që një artist nuk duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë. Kishte parasysh që po të ngatërrohesh me politikën do ti humbje vlerat. Ai është i pastër dhe i qetë në shpirtin e tij.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here