Marrin mbi 4 milionë lekë rrogë/ Bashkim Fino përplaset me kryetaren e Vettingut: Ju kemi dhënë paga si askujt tjetër, doni edhe…

0
283

Deputeti Bashkim Fino ka folur me tone të larta në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, ku merrte pjesë dhe kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla.

Fino i ka quajtur të panevojshme kërkesat e kryetares së KPA për shperblim dhe shtim stafi.

Bashkim Fino i ka kërkuar Komisionit dhe Ministrisë së Financave që të mos marrë parasysh kërkesat e Shtyllës për shtimin e stafit në KPA dhe kërkesën për marrjen e dy pagave shpërblim nga kryetarja e këtij institucioni pas largimit nga detyra. Sipas tij, anëtarët e institucioneve të reja të drejtësisë marrin mbi 4 milion e 300 mijë lekë të reja në muaj.

“Ju keni kërkuar që kur ikën një kryetar, ajo nuk ikën nga puna por është atje anëtare, si çdo anëtare e KPA. Ju thoni ajo kryetarja që iku të marri dy paga shpërblim. Po ç’janë gjithë këto shpërblime kryetar. Si ka mundësi që këta njerëzit e vettingut, që ne u kemi dhënë të gjitha si askush tjetër,  kërkojnë më shumë para.Unë do i thoja ministres së Financave të mos jap shpërblim në asnjë mënyrë. Nëse ka bërë detyrën për tre vite shumë mirë ka bërë, punën ka bërë. Të gjitha paratë dalin nga paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe janë të tepërta. Investimet në KPA janë mëse të mjaftueshme për të vijuar aktivitetin e saj, dhe nuk jam dakord që të shtohen këshilltarët. 43 veta janë mëse të mjaftueshëm”, tha Fino.

Ndërkohë, në kryetarja e KPA u përgjigj duke thënë se KPA nuk ka bërë asnjëherë shpenzime të tepërta.  

“Organet do zbatojnë ligjin dhe jo intepretimin e njerëzve që për mua duhet të jenë të lidhura me dispozitat ligjore. Kolegji ka qenë jashtëzakonisht i përgjegjshëm me shpenzimet. Asnjëherë nuk ka pasur shpenzime të tepërta.Ne s’kemi tre vite që marrim vendime. Vendimi i parë është i qershorit 2018. Dhe gjatë periudhës së pandemisë kemi punuar dhe sapo jemi kthyer në punë kemi dhënë 20 vendime. Dhe atë shpërblimin që na i përmendni përherë kur vijmë në Komision, nuk i jepet Albanës ajo”, ka thënë kryetarja e KPA Albana Shtylla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here