Këngëtarja Bleona Qerreti në një intervistë për emisionin ‘PolitikOn’, foli mbrëmjen e djeshme për librin e saj të shumë diskutuar, për të cilin më parë ka deklaruar se do të trondisë politikën shqiptare.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Belona u shpreh se libri i saj nuk do të jetë një kazan gjërash që kanë ndodhur, por do të jetë një guidë për të gjitha vajzat shqiptare që kanë një ëndërr.
Qerreti: Libri im nuk do të jetë një kazan gjërash që kanë ndodhur, por do të jetë një guidë për të gjitha vajzat shqiptare që kanë një ëndërr se si të realizojnë ëndrrat e tyre pa u varur nga një mashkull
Libri nuk do të jetë në kuadrin e thashethemeve. Do të jetë një guidë si vajzat e forta të realizojnë ëndrrat e tyre. Dihet gjithmonë se unë jam një feministe.