Kjo u shpall fjala e vitit për 2020-n dhe ka lidhje me pandeminë

0
239

“Lockdown”, pra izolim, është shpallur fjala e vitit për 2020-n, nga ‘Collins Dictionary’, pas një rritje të madhe në përdorimin e saj gjatë pandemisë së koronavirusit, shkruan BBC.

Tek kjo fjalë “përmblidhet përvoja e përbashkët e miliarda njerëzve”, tha fjalori Collins.

Leksikografët regjistruan më shumë se 250,000 përdorime të fjalës “izolim” gjatë vitit 2020, nga vetëm 4,000 vitin e kaluar.

Terma të tjerë të lidhur me pandeminë në listë përfshijnë “vetë-izolimi”, “distancimi social” si dhe “koronavirusi”.

Sipas fjalorit, fjala izolim përkufizohet si “vendosja e kufizimeve të rrepta në udhëtime, ndërveprim shoqëror dhe aksesit në hapësirat publike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here