Infektohet aktorja e famshme: Tregoni që jeni me COVID, është luftë mes jetës dhe vdekjes

0
268

Aktorja e famshme shqiptare Monika Lubonja është infektuar me koronavirus.
Lajmi e dha vetë aktorja në një postim në Instagram, ku shkruan se është izoluar në shtëpi, ku edhe po merr trajtim nga COVID-19

Teksa e quajti infektimin me koronavirus “një luftë mes vdekjes dhe jetës”, Monika Lubonja bëri apel që të prekur të tregojnë se janë me COVID.

Ajo u shpreh se duke e mbajtur të fshehtë infektimin, po “vrasim njëri-tjetrin”.
Aktorja shkroi se kush nuk e ka provuar sëmundjen nuk i kupton efeket e saj, por sipas saj të prekurit e dinë që kjo është “një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes.”
Ndërsa theksoi se për të mos të treguarit për prekjen nga Covid është e barabartë me vrasje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here