I infektuar me COVID-19 del rrugëve të qytetit, ja çfarë thotë policia

0
228

Policia e Kosovës ka hapur procedim penal për një qytetar, i cili ishte pozitiv me COVID-19 dhe kishte thyer protokollin, duke dalë nga shtëpia.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Tiranës” në Prishtinë, dhe ndaj të dyshuarit policia ka iniciuar rast për veprën penale “Përhapje e sëmundjeve ngjitëse”.

Është raportuar se një i dyshuar m/k i cili ishte i infektuar me COVID- 19 i njëjti nuk ka respektuar masat e izolimit duke dalë jashtë shtëpisë së tij. Policia ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe është iniciuar rasti si më lart”, thuhet në raportin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here