Të dhënat e fundit nga kompania Pfizer dhe partneri i saj BioNTech për zhvillimin e vaksinën së tyre eksperimentale kundra COVID-19 është inkurajuese.
Kështua ka deklaruar ministri i shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn .
“Nëse kjo rezulton e vërtetë … atëherë do të jetë një sinjal i mirë sepse tregon se kjo vaksinë bën një ndryshim.Kjo është inkurajuese”,”, tha Spahn në një konferencë medie.
Vaksina e parë kundër koronavirusit mund t’i parandalojë mbi 90 për qind të njerëzve nga kontraktimi i virusit, tregon një analizë paraprake.
Vaksina është zhvilluar nga American Big Pharma Pfizer së bashku me kompaninë gjermane të bioteknologjisë BioNTech.
Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe thuhet se nuk ka shqetësime për sigurinë.


































