Google search engine
Home Sport Rokadë në Premier League, Leicester merr kryesimin, Liverpool dhe Manchester City ndahen...

Rokadë në Premier League, Leicester merr kryesimin, Liverpool dhe Manchester City ndahen në barazim

0
267

Premier League ka ndryshuar totalisht klasifikimin pas rezultateve të fundit. Leicester City rikthehet pas 4 vitesh në krye të klasifikimit pas fitores minimale ndaj Wolverhampton.
Në fakt ‘Dhelprat’ përfituan nga barazimi 1-1 mes Liverpool dhe Manchester City teksa Totenham ka marrë vendin e dytë pas fitores 0-1 ndaj WBA.  Tashmë vendin e tretë e mban Liverpool, kurse në vendin e katërt është përsëri një skuadër surprizë Southampton që deri dje kishte kryesimin.
Në vendin e pestë është Chelsea që e ka rimarrë veten me rezultatet pozitive në muajin tetor, kurse në vendin e gjashtë është Aston Villa që ka shokuar Arsenalin me rezultatin 0-3 në ‘Emirates’. Manchester City dhe Arsenal ndajnë vendin e 10-të dhe 11-të kurse Manchester United në vendin e 14-të.

Duket se Premier League është kthyer në një ‘Formula 1’ pasi 8 javë pas startit diferenca mes vendit të parë dhe të gjashtë është vetëm 3 pikë kurse mes vendit të parë dhe të 15-të është vetëm 8 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here